Është një prej veçorive të reja që vjen në Waze që kur kompania e integroi në divizionin e Google Maps. Kompania njoftoi shkrirjen e divizioneve Waze në Google Geo.

Waze është një prej aplikacioneve më të preferuara të navigimit për shkak të komunitetit të gjerë që ka në raportimin e incidenteve.  Por sikur aplikacioni tju informojë rreth një aksidenti që mund të ndodhë? Një versioni i ri beta i aplikacionit në pronësi të Google, mund të paralajmërojë përdoruesit për rrugët të cilët statistikisht kanë numër të lartë aksidentesh bazuar në të dhënat e komunitetit të Waze. Duke përdorur këtë version beta të Waze, rrugët të cilat konsiderohen të rrezikshme do të ngjyrosen me të kuqe në hartë. Aktualisht funksionaliteti ofrohet vetëm në Izrael. Është një prej veçorive të reja që vjen në Waze që kur kompania e integroi në divizionin e Google Maps. Kompania njoftoi shkrirjen e divizioneve Waze në Google Geo. Edhe pse funksionaliteti është në fazë beta, me shumë gjasa mund të bëhet shumë shpejtë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. /PCWorld Albanian