Jan Standel, zëvendës president i marketingut dhe komunikimit pranë Opera, tha për the Verge se Shorten do të lançohet për të gjithë përdoruesit së shpejti.

Opera ka vendosur të hyjë fuqishëm në inteligjencë artificiale. Këtë javë kompania publikoi planet për të integruar funksionalitete AI në shfletuesin e saj duke filluar me “Shorten”, një funksionalitet që përdor ChatGPT për të krijuar përmbledhje artikujsh dhe uebfaqesh. Kur mjeti të bëhet i disponueshëm për publikun, do të vëreni një ikonë të re në anën e djathtë të fushës së adresës. Duke klikuar mbi të hapet një panel anësor ku ChatGPT do të ofrojë një përmbledhje me pika të uebfaqes që po shikoni. Jan Standel, zëvendës president i marketingut dhe komunikimit pranë Opera, tha për the Verge se Shorten do të lançohet për të gjithë përdoruesit së shpejti. Kompania po punon në funksionalitete të tjera të fuqizuara nga AI duke premtuar të përmirësojë eksperiencën por nuk hyri në detaje. Prezantimi i Shorten vjen në një kohë kur Microsoft tha se do të ridizajnonte Edge duke shtuar një copilot AI në shfletues. Në mesin e shumë gjërave, Edge do të mund të ofrojë një përmbledhje të uebfaqeve. Ndërkaq po javën e kaluar Google prezantoi Bard, robotin AI fuqizuar nga LaMDA. /PCWord Albanian