Signal filloi lançimin e një funksionaliteti të ri që lejon përdoruesit të ndërrojnë numrin e telefonit në llogarinë e tyre pa humbur bisedat, grupet dhe mesazhet ekzistuese në aplikacionin e komunikimit të sigurte.

Për të shtuar numrin e ri, juve ju duhet kaloni bisedat nga numri i vjetër. Duhet të shkoni në opsionin “Change Phone Number” në konfigurimin e llogarisë së Signal ku ju kërkohet të vendosni të dy numrat e telefonit.

Së fundi Signal ju udhëheq drejt një procesi regjistrimi të zakonshëm për vendosjen e një numri me llogarinë.

Pasi të keni përditësuar numrin e telefonit, bisedat që keni pasur me kontaktet tuaja në Signal do të shohin një mesazh të ri që i njofton se keni ndryshuar numrin.Ajo që ka rëndësi është se bisedat tuaja ekzistuese nuk humbasin.Funksionaliteti shkon për ata përdorues që ruajnë telefonin por kanë ndryshuar numër. /PCWorld Albanian