WhatsApp bëri thirrje komunitetit global që të ofrojë Proxy në mënyrë vullnetare për të ndihmuar njerëzit të komunikojnë lirisht duke thënë se do ti ndihmojnë të krijojnë servera të tillë.

Aplikacioni shumë popullor i komunikimit WhatsApp do të lejojë përdoruesit të lidhen përmes serverëve Proxy në mënyrë që të qëndrojnë online edhe në interneti bllokohet apo ndërpritet.Gjiganti i teknologjisë në pronësi të Meta, tha se shpreson që blackout si ato në Iran të mos ndodhin më. Kompania tha se regjime të tilla mohojnë të drejtat e njeriut dhe nuk i lejojnë njerëzit të kërkojnë për ndihmë. WhatsApp bëri thirrje komunitetit global që të ofrojë Proxy në mënyrë vullnetare për të ndihmuar njerëzit të komunikojnë lirisht duke thënë se do ti ndihmojnë të krijojnë servera të tillë. “Lidhja përmes Proxy garanton të njëjtin nivel privatësie dhe sigurie që WhatsApp ofron,” shkruante kompania. “Mesazhet tuaja personale do të mbrohen nga enkriptimi fundor duke u siguruar se personi me të cilin po komunikimi dhe ju të mos jeni të dukshëm për të tjerë, përfshirë serverët Proxy, WhatsApp apo Meta.” “Përdoruesit në mbarë botën do të qëndrojnë të lidhur edhe sikur aksesi në internet të bllokohet nga aktorë të këqij përfshirë shtete dhe regjime.” Udhëzimet për krijimin e serverëve Proxy i gjeni në këtë lidhje. Për të përdorur Proxy sigurohuni që keni versionin më të fundit të WhatsApp. /PCWorld Albanian