Përditësimi i Wikipedia po lançohet për përdoruesit Anglisht folës. Ndërkaq është i disponueshëm për të aksesuar për 300 nga 318 gjuhë të ndryshme në sajt.

Wikipedia më në fund do të kalojë nëpër një ridizajnim madhor që prej një dekade, por mund të shquhet për faktin sesa pak e ndryshon eksperiencën e shfletimit. Pamja e re duket shumë familjare dhe më tepër sesa tek ndryshimet, përqendrohet tek eliminimi i pengesave të ndryshme. Koka e faqes qëndron në kryegjatë shfletimit dhe ofron akses të shpete në seksionet e kërkimit dhe artikujve. Ndërkaq kërkimi i rifreskuar tregon imazhet dhe përshkrimet ndërsa shkruani. Kalimi mes gjuhëve të ndryshme është bërë më i lehtë dhe tabela e përmbajtjes ndihmon në navigimin e përmbajtjes. Një panel anësor mund të hiqet në rast se nuk dëshironi shpërqendrim gjatë leximit. Teksti ka madhësi më të lartë dhe përpiqet për të reduktuar ngarkesën mbi sytë. Përditësimi i Wikipedia po lançohet për përdoruesit Anglisht folës. Ndërkaq është i disponueshëm për të aksesuar për 300 nga 318 gjuhë të ndryshme në sajt. Ekipi i Wikipedia aktualisht po kërkon përshtypje nga përdoruesit dhe evoluime të tij mund të presim në të ardhmen. /PCWorld Albanian