Me mjetet e reja mund të prisni fotot, të ndryshoni drejtimin e tyre, të ndryshoni ngjyrat, shkëlqimin e kontrastin.

OneDrive është përdorur gjerësisht nga përdoruesit e Windows 10-ës si një hapësirë për ruajtjen e fotove por ka qenë pak problem menaxhimi i fotove. Por Microsoft tashmë ka një përgjigje dhe ka shtuar funksione të reja në shërbimin cloud duke e bërë shumë më të lehtë editimin e fotove.Megjithatë nuk janë fuqi edituese në nivelin e Photoshopit. Ato shërbejnë për të bërë modifikime të thjeshta pa pasur nevojë të përdorni një editor të jashtëm. Me mjetet e reja mund të prisni fotot, të ndryshoni drejtimin e tyre, të ndryshoni ngjyrat, shkëlqimin e kontrastin. Pasi të keni realizuar modifikimet, OneDrive ju jep mundësinë të zëvendësoni foton e re me të vjetrën ose ti ruani të dyja. Të gjitha këto veçori janë të disponueshme nga ky moment në versionin Web dhe Android të OneDrive. Përdoruesit e iOS duhet të presin deri nga fundi i vitit. /PCWorld Albanian