Njësoj si në Facebook, pronarët e këtyre komuniteteve mund ti moderojnë duke vendosur rregulla dhe hequr njerëz apo përmbajtje. Ju mund të krijoni evente virtual dhe reale. Microsoft Teams është bërë një mjet më i dobishëm për organizimin e më shumë sesa thjeshtë takimeve të kompanisë. Microsoft ka prezantuar një funksionalitet për komunitetet në Android dhe iOS duke ofruar kështu në mënyrë efektive një alternativë të grupeve të Facebook për përdorim personal. Përdoruesit mund të bëjnë thirrje, audio dhe video, por edhe të organizojnë event, të postojnë imazhe dhe ndajnë dokumente. Njësoj si në Facebook, pronarët e këtyre komuniteteve mund ti moderojnë duke vendosur rregulla dhe hequr njerëz apo përmbajtje. Ju mund të krijoni evente virtual dhe reale. Nëse dikush dëshiron të bashkohet, mund ti dërgoni ftesë përmes e-mail-it, numrit të telefonit dhe kodeve QR të skanueshme. Komunitetet në Teams janë të disponueshme vetëm në platformat mobile për momentin por mjafton aplikacioni pa pagesë. Në 2023 Microsoft do të ofrojë akses në SignUpGenius për tju ndihmuar të koordinoni ngritje fondesh për kauza të ndryshme. Ekspansioni i komuniteteve mund tu duket një hap i pavend për momentin, por reflekton një kalim gradual nga roli i parë i Teams si mjet bashkëpunimi dhe koordinimi në vendin e punës në një aplikacion më të përgjithshëm socializimi. /PCWorld Albanian