Që prej 2011, Microsoft 365 ka ofruar përdorimin e suitës së aplikacioneve Office në formë e abonimeve. Këto abonime vinin në tre plane: Free, Personal dhe Family. Por duke filluar nga data 30 Janar kompania do të ofrojë një plan të ri Basic që do të kushtojë 1.99 dollarë. Kushton 5 dollarë më pak sesa Microsoft 365 Personal. Në vetvete është si njëjtë me planin Free por përfshin 100GB në vend të 5GB. Përveç rritjes së kapacitetit të ruajtjes, abonimi i ri ofron të njëjtat aplikacione tek të cilat kanë akses përdoruesit pa pagesë përfshirë versionet ueb Word, Excel, PowerPoint, OneNote dhe OneDrive. Përdoruesit e planit Basic nuk kanë akses në hapësirën 1TB të planit Personal. Një kapacitet prej 1TB do të ishte e tepruar për shumicën e përdoruesve që duan thjeshtë të ruajnë dokumente. Rivali i Microsoft, Apple ofron 50GB për 0.99 dollarë dhe 200GB për 2.99 dollarë. Google One ofron 1.99 dollarë për 100GB. /PCWorld Albanian