Nëse shikoni një rezultat kërkimi me numrin e telefonit, adresën e shtëpisë, adresën e-mail, ju mund të klikoni ikonën me tre pika në cepin e djathtë i cili hap panelin “About this result.”

Google do të lançojë një mjet i cili e bën të lehtë fshirjen e rezultateve të kërkimit që përmbajnë adresën, numrin e telefonit dhe informacioneve të tjera personale të përdoruesve nga motori i kërkimit. Paralajmëruar që në konferencën I/O në Maj të këtij viti, mjeti është një mënyrë sesi përdoruesit mund të kontrollojnë informacionet e tyre personale që gjenden në rezultatet e kërkimit. Nëse shikoni një rezultat kërkimi me numrin e telefonit, adresën e shtëpisë, adresën e-mail, ju mund të klikoni ikonën me tre pika në cepin e djathtë i cili hap panelin “About this result.” Në këtë panel tashmë gjendet edhe opsioni “Remove Result” në fund të ekranit. Një kuti dialoguese thotë se nëse rezultati i kërkimit përmban një prej tre gjërave(numri i telefonit, adresa e shtëpisë dhe e-mail), moderatorët i përgjigjen kërkesës më shpejtë. Më pas përdoruesit mund të monitorojnë kërkesën në një menu të re në aplikacionin Google quajtur “Results about you.” Atë mund të shikojnë progresin e kërkesave të tyre nëse janë në rishikim apo janë aprovuar. Funksionaliteti aktualisht është i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish në SHBA dhe Evropë. /PCWorld Albanian