Përparim, moment historik, pikë kthese, këto janë fjalët që dëgjojmë herë pas herë kur ekspertët flasin për ChatGPT. Me këtë robot komunikimi nuk flisni thjeshtë në internet. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, ai mund të shkruajë ese, poema, letra dhe të gjitha llojet e tjera të teksteve ndërsa aftësitë e tij janë inspiruese.

Kjo ju jep mësuesve në universitete dhe shkolla një problem të ri. A është ky fundi i detyrave të shtëpisë?

ChatGPT – ky është fokusi im tashmë

Këto zhvillime do të ndryshojnë shkollën siç tha Presidentja e Konferencës së Ministrave të Edukimit(KMK), senatorja e edukimit në Berlin Astrid-Sabine Busse gjatë një interviste për Bildung.Table.

ChatGPT është shumë i ri. “Por është fokusi im kryesor.” Sipas një zëdhënësi, Komisioni KMK dëshironte të adresonte temën e inteligjencës artificiale në Janar.

Shoqata Gjermane e Universiteteve po ndjek nga afër progresin e ChatGPT dhe aplikacioneve të tjera AI. Nuk ka kërkime lidhur me përdorimin e gjeneruesit të tekstit nga studentët dhe deri në çfarë mase, tha zëdhënësi Matthias Jaroch. “Megjithatë nuk do të ishte reale të mos supozojmë se studentët e përdorin apo do ta përdorin ChatGPT.”

Mendimi kreativ dhe kritik mund të goditet rëndë

Shoqata Reaschule e Mësuesve të Bavarisë e shikon në të njëjtën mënyrë: “Është një keqinterpretim se këto zhvillime do të mbeten të fshehura nga studentët,” tha oficeri dixhital Ferdinand Stipberger. Është e qartë se robotët e komunikimit si ChatGPT përdoren për detyra shtëpie. Ekspertja Anja Bensinger-Stolze nga unioni i shkollave GEW e shikon si një rrezik të madh: nxënësit nuk mësojnë më të bëjnë referenca, ata thjeshtë shkruajnë një tekst të gjeneruar nga interligjenca artificiale për të kryer detyrat e shtëpisë thotë ajo.